E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani: Palermo, të detyrohem shumë

Ai bën tifozllëk për Palermon, por mendon vetëm për Novarën e tij. Ndaj mos i flisni fare për derbi në distancë. Samir Ujkani, mbrojtësi ekstrem i skuadrës së Atilio Teser, flet për situatën në skuadrën e tij, por pa harruar edhe Milanin. “Milani është një skuadër e madhe. Sigurisht nuk mund të thuash të kundërtën. Një pjesë e rëndësishme e historisë. Pas një viti të madh si ai i sezonit të shkuar, besoj se këtë vit do të japim edhe më shumë spektakël për tifozët. Te Novara kemi sulmues që dinë t’u japin tifozëve emocione, por e rëndësishme është që luajmë si skuadër. Merkato? E vërtetë që kam qenë në zërat e merkatos që më çonin drejt Sampdorias, por e vëreta është se nuk ka pasur asgjë konkrete dhe se zërat mbetën zëra. Palermo? Është skuadra që i detyrohem shumë, por siç e kam deklaruar edhe këtë verë, qëllimi im është që të mbaj veshur fanellën axurre të Novarës. Këtu jam mirë, grupi është konsoliduar, qyteti shumë i bukur dhe kam dashurinë e tifozëve.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›