E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i kthehet psitës Alvarez

Mesfushori i Interit, Riki Alvarez, i cili para transferimit në Milano gjatë verës ishte kërkuar edhe nga Arsenali, mund të huazohet te gjiganti londinez gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediave angleze, drejtues të Arsenalit tashmë kanë zhvilluar bisedime me homologët e tyre italianë, që duket se janë të hapur për huazimin e Alvarezit, i cili gjatë verës u kushtoi 12 milionë stërlina. Alvarez nuk po zë vend në formacionin bazë të zikaltërve sepse Uesli Shnajder, objektiv i Mançester Junajtid gjatë verës, mbeti në klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›