Shpërthen Salihi

Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi ka shpërthyer në xhiron e fundit të kampionatit të Austrisë, pasi i ka shënuar tri gola në fitoren e skuadrës së tij Rapid i Vjenës ndaj Mattersburgut me rezultat 1:3.
Për dallim prej stinorit vjeshtor, Salihi në pjesën e dytë të kampionatit nuk ishte në formën më të mirë të tij. Por, këto tri gola që i shënoi në xhiron e fundit do të jenë motiv shtesë për shqiptarin para edicionit të ri garues.
Salihi golat i realizoi në minutën e 17-të, 68-të dhe 82-të. Ndërsa golin e vetëm për ekipin vendas e ka shënuar Doleschal në minutën e 53-të. Kështu skuadra e Salihit, Rapidi i Vjenës këtë kampionat e përmbylli duke u radhitur në vendin e tretë në tabelë me 73 pikë, tri më pak sesa kampioni Salzburg, dhe do të garojë në Europa League.