E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka – Duro, show për poker

Tirana arrin një fitore tenistike ndaj Skënderbeut 4-0. Djemtë e Sul Memës nuk kanë falur ekipin e fundit në tabelë, duke marrë maksimumin në këtë ndes,je. Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy ekipeve. Me fillimin e pjesës së dyte, bardheblutë e gjejnë menjëherë golin me anë të mesfushorit Arapi, i cili zhvilloi një takim shumë të mirë. Futja në lojë e tij i dha më shumë lëvizshmëri aksioneve sulmuese të Tiranës dhe për pasojë rrjella e lojës ndryshoi totalisht. Tirana shton presionin në portën e korcarëve dhe për pasojë vjen edhe goli i dytë. Pas një krosiimi të Duros është aty mbrojtësi Lek Kcira, i cili ndodhet i zbuluar në zonë dhe godet me kokë duke dyfishuar rezultatin.
Ekipi i Tiranës nuk kënaqet dhe sulmon përsëri, ndërsa kemi në fushë një Skënderbe të pafuqishëm me sulme sporadike me anë të sulmuesit Shtupina. Ekipi iTiranës gjen shumë shpejt edhe golin e dytë me anë të Duros që pasi merr një top nga fundorja nga Hyka, godet fluturimthi dhe portieri Llapanji nuk arrin që ta ndalojë "predhën" e Elbasanasit. Edhe goli i dytë vjen në të njëjtin pozicion, shërben Hyka dhe Duro rigjen trekëndshin e portës korcare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›