“Deklaratat e Berishës do t i kishte zili dhe Fidel Kastro”
Autori i Lajmit: red.
Një ditë pas daljes së gjatë publike të kryeministrit Sali Berisha për prezantimin e arritjeve të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, Partia Socialiste ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Kreut të Qeverisë. Kryetari socialist Edi Rama, duke bërë një ballafaqim të shifrave, ka deklaruar se Kryeministri gënjen shqiptarët dhe se Qeveria aktuale është kampione e varfërisë dhe e korrupsionit. “Dje në orët e darkës, Kryeministri hyri direkt në shtëpitë e shqiptarëve në një konferencë shtypi që do ta kishte pasur zili edhe Fidel Kastro”, - u shpreh Rama. Duke e cilësuar turp të Botës, sipas kryesocialistit, Kryeministri tha një lumë gënjeshtrash për shifrat rreth korrupsionit dhe arritjeve të Qeverisë. “Sali Berisha gënjeu hapur. Ai u përpoq që të kapej pas shifrash dhe faktesh për të mbuluar me tym faktet e vërteta të jetësës së përditshme të qytetarëve. Berisha u tall mbrëmë me 104 mijë punonjës buxhetorë duke gënjyer për rritjen e rrogave. Rritje të cilën ua merr me taksën e sheshtë, dhe me rritjen e çmimeve të çdo produkti në dyqane. Ua merr me librat, analizat dhe ilaçet që nuk gjenden kurrë në shkolla apo spitale”, - tha Rama, duke shtuar se pjesë e listës së gënjeshtrave të Berishës janë bërë edhe arsimtarët, mjekët, pensionistët. Rama mbrojti faktet e tij duke shtuar se shifrat nuk janë marrë nga listat e statistikave të deformuara nga Berisha, por nga fakte të jetës së përditshme ekonomike të shqiptarëve dhe shqiptarëve. Kreu i LSi-së shtoi se Berisha u tall duke gënjyer për vendin me taksat më të ulëta në botë pa llogaritur se tatimin mbi të ardhurat personale e ka rritur dy deri në tri herë, tatimin mbi transferimin e pasurisë së patundshme e ka rritur dy deri në tre herë, se akcizat i ka rritur mbi 50%, dhe se atë më shumë TVSH që ka mbledhur nga biznesi, në fakt ua merr nga xhepi të gjithë shqiptarëve duke gjunjëzuar ekonominë e tyre të dobët familjare. “I kujtoj gënjeshtarit të pandreqshëm Sali Berisha se ndërkohë sipërmarrësit e këtij vendi, të mëdhenj e të vegjël, i ka dhunuar pa pushim duke ndryshuar tetë herë ligjin për procedurat tatimore, nëntë herë ligjin për tatimin mbi të ardhurat, shtatë herë ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe gjashtë herë ligjin për akcizën”, - tha ai. Lidhur me akuzat e Berishës ndaj gjyqësorit, Rama tha se Kryeministri është i paaftë për ta fshehur urrejtjen e tij ndaj njerëzve të drejtësisë dhe qëllimin e tij të pandryshueshëm për ta vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e tij. Reagimi i Ramës u bë në kuadër të konferencës së dy ditëve më parë të kryeministrit Sali Berisha gjatë së cilës ai vlerësoi dje raportin e Transparency International.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008