Koçi: “Do të rivendosim legjitimitetin statutor”
Autori i Lajmit: red.
Parimi kryesor i ndërtimit dhe funksionimit të PS 91 do të jetë institucionaliteti, rregullshmëria e pacenueshme në organizim dhe vendimmarrje. Kështu ka pohuar dje, kreu i subjektit më të ri politik, Petro Koçi. Sipas tij, PS 91 do të rivendosë legjitimitetin statutor në jetën politike të socialistëve, legjitimitet që, sipas tij, është shkatërruar nga teknologjia Berisha në proceset organizative të PS-së. “Prandaj e rifillojmë ngritjen e sistemit tonë organizativ aty ku Rama rrëzoi institucionalitetin. Kartat e anëtarësisë të lëshuara para rënies së rregullit statutor në PS do jenë të vlefshme në partinë tonë të re. Ndërsa kartat e reja do të kenë simbolin tonë tradicional, por jo me firmë kryetarësh”, - sqaron Koçi. Lidhur me përzgjedhjen e kryetarëve të PS 91 në rrethe, kreu i saj pohon se kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e anëtarësisë të paktën 3- vjeçare në PS. Ndërsa anëtarët e Gjykatës Statutore, sipas Koçit, duhet të kenë qenë të paktën 5 vjet anëtarë në Partinë Socialiste.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008