Hiqet si polic rrugor, kapet me droge
Gjirokaster- Maskimi si efektiv i policise rrugore nuk i ka ardhur ne ndihme nje 23 vjecari nga Gjirokastra, per te trafikuar me makinen e tij 40 kg droge te llojit marihuane. Agjentet munden te sekuestronin sasine e lendes narkotike dhe te vinin ne pranga te dyshuarin Astrit Kermezo, gjate operacionit te koduar "Vazhdimi". Burime zyrtare thane se ndalimi eshte bere mengjesin e djeshem, ne aksin Gjirokaster-Tepelene, ne vendin e quajtur fusha e Shtepezit. Policia sekuestroi edhe disa materiale policore, si nje tabele dhe jelek te Policise Rrugore qe perdorej per maskim. Dyshohet qe ngarkesa e droges te jete marre ne zonen e Lazaratit, te njohur per kultivimin e kanabisit.
"Ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative nga specialistet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar, nje automjet qe levizte ne aksin rrugor nga Gjirokastra ne drejtim te Tepelenes mund te transportonte lende narkotike, organizuam punen dhe u vendosem ne ndjekje te ketij mjeti", thone agjentet e policise, pjesemarres ne kete operacion. Pasi kane ndjekur automjetin nga larg per gati 15 minuta, afer kantierit te ndertimit te autostrades, mjeti i dyshuar tip "Benz", me targa DR 80 44 D, qe drejtohej nga 23 vjecari Astrit Kermezo, i eshte nenshtruar kontrollit te postbllokut te policise. Ne bagazhin e mjetit jane evidentuar 4 pako ne forme katrore te mbeshtjella me leter natriban, me ngjyre kafe, me peshe 10 kg secila. Targa e mjetit ishte false, nderkohe qe gjate kontrollit policia konstatoi se Kermezo kishte vendosur ne makine nje tabele policie te qarkullimit rrugor dhe nje jelek fosforeshent, po te policise rrugore. "Dyshohet se ato do te perdoreshin prej tij per t'iu shmangur kontrollit te postblloqeve, duke u hequr si polic rrugor", thane burimet policore. Ne kroskotin e makines u gjeten edhe 41,500 leke qe u sekuestruan, ndersa ndaj 23 vjecarit Kermezo eshte ngritur akuza per "trafik te lendeve narkotike".
B.Kore