E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi të birin, penalizohet babai

Një baba 40-vjeçar nga Rrethi i Gramshit po ndiqet penalisht, pasi konsiderohet shkaktar i një aksidenti automobilistik ku mbeti i plagosur rëndë i biri dhe një person tjetër. Policia njoftoi se ka nisur procedimi penal ndaj Fatos Barjamit, banor i fshatit Cërrujë të Gramshit. Personi në fjalë akuzohet se për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i plagosur rëndë djali i tij 4 vjeç dhe B.Dyrmishi, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi natën e së mërkurës, në aksin rrugor Elbasan-Gramsh.

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›