Shperthen gazi, vdes nga asfiksia inxhinieri i "Albpetrolit"
Lushnje- Nderhyrja per te riparuar nje avari ne piken e grumbullimit te gazit ne fshatin Bubullime te Lushnjes, i ka kushtua jeten nje inxhinieri. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, teksa 50-vjecari Dhimo Gjeci, inxhinieri i avari-shpetimit te "Albpetrolit" dhe disa kolege te tij, po punonin ne pusin e gazit me emrin "Bubullima 14". Nje shperthim i fuqishem eshte degjuar, duke shkaktuar rrjedhje gazi. Per pasoje ka humbur jeten menjehere nga asfiksia, inxhinieri 50-vjecar si dhe jane plagosur disa punonjes te tjere. Burime nga vendngjarja pohojne se pusi i Bubullimes nuk shfrytezohej, pasi ishte ne listen e burimeve te gazit te ndaluar. Rrjedhja e gazit ne kete pus, ka filluar nje jave me pare, ndaj edhe reparti i avari-shpetimit te "Albpetrolit" ishte duke punuar ne kete zone. Por paraditen e djeshme, rrjedhja e gazit eshte aktivizuar duke shperthyer dhe i marre jeten inxhinierit Dhimo Gjeci dhe plagosur koleget e tij. Punetoret e demtuar nga rrjedhja e gazit, u derguan ne spital dhe pas ndihmes se pare kane dale prej andej ne gjendje te mire shendetesore. Sipas policise, vdekja e inxhinierit eshte shkaktuar nga asfiksia. Punetoret e avari-shpetimit mesohet se kane qene te pa pajisur me mjete mbrojtese antigazi. Forcat e policise dhe mjetet zjarrfikese, kane shkuar ne vendin e ngjarjes duke nisur hetimet per shperthimin e rende, ndersa zona eshte rrethuar per shkak te sasise se madhe te gazit te perhapur ne ajer.
Shperthimi
Ngjarja ka ndodhur dje teksa 50-vjecari Dhimo Gjeci, inxhinieri i avari-shpetimit te "Albpetrolit" dhe disa kolege te tij, po punonin ne pusin e gazit me emrin "Bubullima 14". Rrjedhja e gazit, i ka shkaktuar vdekjen inxhinierit Dhimo Gjeci.