KLD transferon 14 gjyqtare
Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise plotesoi dje, vendet vakantet ne pese Gjykatat e Apelit me te medha, ate te Tiranes, Vlores, Durresit, Shkoder dhe Gjirokaster me 14 gjyqtare. Mbledhja e zhvilluar ne ambientet e KLD-se u zhvillua me votim te hapur nen drejtimin e zevendeskryetarit Kreshnik Spahiu dhe zgjati per rreth 3 ore. Nje e nga nje ne keshill, kane kaluar kandidaturat perkatese per vendet vakante. Gjate votimit per kandidatet ne Gjykaten e Apelit Tirane, nuk ishin te pranishem dy prej anetareve te KLD-se Artan Gjermeni dhe Shkelqim Miri, te cilet kishin aplikuar per t'u transferuar. Sipas burimeve nga KLD-ja ne Gjykaten e Apelit Tirane, kandidatura ka qene shume e larte, pikerisht 87 aplikante per 8 vendet bosh, ku 3 prej tyre e zinin gjyqtaret e Apelit Ushtarak, vendet e te cileve u suprimuan nga shkrirja e kesaj hallke te gjyqesorit. Per Apelin e Tiranes si kandidatura jane propozuar dhe vendosur, gjyqtaret Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Genti Shala, Gramoz Levanaj dhe Ridvan Hado. Po prane kesaj gjykate u transferuan gjyqtaret; Edlira Petri, Shkelqim Miri dhe Valdete Hoxha. Ne Gjykaten e Apelit Durres, nga 43 kandidaturat e shqyrtuara Keshilli i Larte i Drejtesise vendosi t'i propozoj Presidentit te Republikes per dekretim, ne ushtrimin e detyres se gjyqtarit prane kesaj gjykate, emrin e gjyqtarit Kliton Spahiu. Ndersa u vendos transferimi ne kete gjykate, per kandidaturat e Izet Dushaj, Petraq Dhimitri. Gjykata e fundit ne liste qe mori kandidaturat per vendet bosh ishte Apeli i Vlores. Ne kete gjykate, nga 22 kandidaturat e shqyrtuara, Keshilli vendosi t'i propozoje Presidentit te Republikes per dekretim, Andi Civicin, Hysen Salikon, Skender Daminin. Gjithashtu, vendosi te transferoje prane Gjykates se Apelit Shkoder, Musa Halilin, ndersa prane Gjykates se Apelit Gjirokaster, Ylli Minken. Te dy keta gjyqtare, per efekt te suprimimit nga ligji te Gjykates se Apelit Ushtarak, ishin ne pritje te risistemimit te tyre prane gjykatave. Largimi i gjyqtareve nga Shkalla e Pare ne ate te Apelit, krijoi edhe vendet vakante. Menjehere pas vendimeve te pare, KLD vendosi te shpall edhe vendet bosh per disa gjykata.
Redinalda Caushaj