Grabisnin me arme e maska, 3 ne pranga
Diber-Policia e Dibres ka mundur te shkaterroje nje grup grabitesish, qe ishin kthyer ne tmerr per qytetaret e ketij rrethi. Pas nje operacioni te koduar "Shumbat", policia ka arrestuar dy vellezerit Mirian Laci 22 vjec dhe Ndricim Laci 20 vjec, si dhe Lamir Shehin 24 vjec, te tre nga Dibra. Pas nje hetimi profesional keta persona rezultojne si te dyshuar ne disa ngjarje te ndodhura ne 16 prill te ketij viti ne rrethin e Dibres. Ata dyshohet se ne fshatin Shumbat, nen kercenimin e armeve te zjarrit i kane vjedhur nje sasi prej 13 mije lekesh, si dhe nje aparat celulari nje personi. Po keshtu ne vendin e quajtur "Perroi i Kapshit", ne afersi te fshatit Rrenx te rrethit Diber, po nen kercenimin e armeve te zjarrit, i kane vjedhur nje tjeter personi nje sasi prej 2.500 lekesh Nje tjeter vjedhje per te cilet dyshohet se ata jane autore te saj, ka ndodhur po ne vendin e quajtur "Perroi i Kapshit", ku nen kercenimin e armeve, te arrestuarit kane tentuar te vjedhin pasurine e Laim Muces. Ne cilesine e proves materiale, atyre u jane disa maska, 5 aparate celulare, nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak, etj. Ndaj tyre rendon akuza e "vjedhjes me arme" e kryer ne bashkepunim.