E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet "killeri" ne kerkim, i denuar me 25 vjet burg

Fier-Nje person shume i kerkuar ka rene ne prangat e Policise se Fierit. Forcat operacionale te Drejtorise se Policise se ketij qarku, arrestuan Gramoz Yzeiraj 39 vjec, i denuar nga gjykata me 25 vjet burg per vepren penale te "vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim" dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Sipas policise, Gramoz Yzeiraj ne bashkepunim me vellane e tij Ilir Yzeiraj (i shpallur ne kerkim), me 11 korrik te vitit 1997, kane vrare bashkefshatarin e tyre Sabri Yzeiraj, ngjarje e ndodhur ne fshatin Kreshpan te Fierit. Pas perfundimit te procesit gjyqesore, dy vellezerit Yzeiraj, u denuan me 23 dhe 25 vjet burg ne mungese. Emri i Gramoz Yzeirajt, eshte jo pak i njohur per policine shqiptare. Pak kohe me pare, ai rezulton si person i depertuar nga SHBA, si person i shpallur ne kerkim nderkombetar. Sipas njoftimit te policise ai akuzohej per nje sere veprash penale, vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim, organizim dhe drejtim te organizatave kriminale, armembajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh. Vrasja per te cilen u akuzua Gramoz Yzeiraj, ka ndodhur ne vitin 1998 ne qytetin e Fierit, ku mbeti i vrare Xheladin Qelia dhe sipas policise ngjarja ndodhi per hakmarrje. Ndersa ne njoftimin e djeshem te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Gramoz Yzeiraj, rezulton person i padenuar me pare nga gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›