Vret veten me granate, plagoset gruaja
Korce-Nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Vidohove te Korces. Nje burre ka vrare veten dhe ka plagosur gruan e tij, pasi ka shperthyer nje granate dore. Fatmiresisht nga ky shperthim kane shpetuar gjalle femijet e familjes Mici, te cilet ne momentin e ngjarjes kane qene brenda ne dhome duke fjetur. Gjithcka eshte zhvilluar ne ambientin e jashtem te shtepise.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes, kur Kastriot Mici 32-vjec, kishte shkuar i dehur ne banesen e tij. Ai menjehere ka nisur te debatoje me bashkeshorten e tij, Mirela Mici. Ne debat e siper 32-vjecari, ka dale ne oborrin e baneses, ndersa e shoqja e tij e ka ndjekur pas. Ai ka marre nje granate dore, te ciles i ka hequr siguresen dhe me pas ajo ka shperthyer si pasoje e aktivizimit te menjehershem. Nga shperthimi ka mbetur i vdekur ne vend kryefamiljari, ndersa bashkeshortja e tij Mirela, ka marre plage te renda. Shperthimi i mjetit luftarak, do te kishte shkaktuar ndonje tragjedi te rende ne familje, por fatmiresisht femijet e ciftit Mici, ne momentin e ngjarjes kane qene duke fjetur ne dhomen e tyre. Kane qene fqinjet e ciftit Mici, te cilet pasi kane degjuar zhurmen kane dale menjehere jashte per t'i ndihmuar ata. E plagosura, Mirela Mici 23-vjece eshte derguar menjehere ne spitalin e Korces, ku ka marre ndihmen e menjehershme dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne te njejten kohe fqinjet e ciftit Mici, kane lajmeruar policine.
Hetimet
Efektivat e Komisariatit te Policise Korce, kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku edhe kane kryer hetimet e tyre paraprake. Nga veprimet e para rezulton se viktima Kastriot Mici, e ka pasur granaten e dores prej kohesh ne banesen e tij. Uniformat blu kane marre ne pyetje edhe fqinjet e Micit, nderkohe qe pritet qe te pyetet edhe e plagosura. Blute po vazhdojne veprimet e tyre procedurale per zbardhjen e te gjitha shkaqeve te ngjarjes se djeshme. Materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce.