E Diel, 1 Nëntor 2026

Parukieres i kapen ne cante 11 kilograme marihuane

Gjirokaster-Nje sasi lende narkotike, u gjet dhe sekuestrua ne autobusin e linjes Gjirokaster-Athine, duke kaluar piken kufitare te Kakavijes. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Gjirokastres, pas informacioneve te marra ne rruge operative se ne nje nga autobuset e linjave nderkombetare Shqiperi-Athine, mund te transportohej lende narkotike, Policia e Gjirokastres ka organizuar sherbimet perkatese. Rreth ores 21.00, te se premtes, u realizuan disa kontrolle ne disa autobuse te linjave te ndryshme qe leviznin ne drejtim te Greqise. Ne nje prej autobuseve te ketyre linjave dhe pikerisht te atij Gjirokaster-Athine, te shoqerise "Lengo Diamanti", ne sediljen e parafundit jane konstatuar dy canta, ku brenda tyre ishin disa pako te mbeshtjella me leter natriban, ku u dyshua se mund te kishte lende narkotike. Policia ka bere bllokimin e autobusit dhe te pasagjereve, si dhe te nje vajze qe ishte ulur ne sediljen ku u gjeten cantat. Nga hetimet rezultoi se brenda ne canta, kishte 11 pako te mbushura me lende narkotike marihuane me peshe 1 kilograme secila. Cantat i perkisnin 23-vjecares Pranvera Kendella, lindur dhe banuese ne Gjirokaster me profesion parukiere. Ajo eshte shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster per veprime te metejshme, ndersa autobusi i linjes se bashku me pasagjeret dhe shoferin pasi kane dhene deklarimet e nevojshme kane vazhduar levizjen ne drejtim te Athines.
L.K
Arrestimi
Pas operacionit te koduar "Parukierja", policia arrestoi ne flagrance 23-vjecaren Pranvera Kendella, per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike"
Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 11 kg marihuane, 1.430 euro, nje celular dhe pasaporta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›