Shpërthen granata, vdes 25-vjeçari, punëtor ndërtimi
TIRANË- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, nga shpërthimi i një granate, që e gjeti teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ndodhi në Tiranë përballë kompleksit "Dinamo" në lagjen "Komuna e Parisit" në kryeqytet dhe viktima sipas policisë është Ramadan Xhafa, 25 vjeç.
Ai ishte pjesë e një ekipi punëtorësh që po merreshin me rindërtimin e një godine tre katërshe. Duke hapur një gropë gjatë punës, ai ka gjetur granatën dhe e ka marrë në dorë. Ky ka qenë edhe momenti kur ka ndodhur shpërthimi. I riu ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore si dhe për të përcaktuar skemën e kësaj ngjarjeje të rëndë.