Shpërthen granata vritet vogëlushi 9 vjec plagoset vëllai i vogël
GRAMSH-Një fëmijë vdes dhe një tjetër plagoset rëndë si pasojë e shpërthimit të një granate në fshatin Shënmrizë të Gramshit.
Ngjarja u shënua në orët e pasdites së sotme kur vogëlushët me inicialet e emrave, O.Nesiti, 9 vjec dhe vëllai i tij E.Nesiti, 4 vjec kishin gjetur një granatë në një kasolle te bagetive dhe kanë luajtur me të disa minuta. Burime nga vendgjarja bënë të ditur për TVNews24 se ka mjaftuar që 9 vjecari të tërheqë siguresën dhe granata luftarake të shpërthejë duke i marrë menjëherë jetën vogëlushit. Në gjendje të rëndë për jetën është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, vëllai i tij 4 vjecar.
Policia e cila e ka konsideruar ngjarjen aksidentale ka mbërritur në vëndgjarje dhe po heton ngjarjen e rëndë si dhe pranine e mjetit shperthyes ne kasollen e bagetive.
(d.b/BalkanWeb)