E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet ne liqen. Gjendet trupi i pajete i 14-vjecarit

Është gjetur sot në mëngjes trupi i pajetë i një 14-vjeçari që u mbyt dje në Liqenin Artificial. Ai është Enis Lamçe, 14 vjeç, nxënës i shkollës 9-vjeçare "Siri Kodra" në Tiranë.  Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 17:00, por vetëm sot është arritur të gjendet trupi i adoleshentit, i cili ishte futur një ditë më parë në ujin e liqenit për t'u larë bashkë me shokët e tij, por qe fatkeqesisht nuk mundi te dilte më prej andej.

Deri me tani ende nuk dihen shkaqet e mbytjes ndersa trupi i 14 vjecarit eshte derguar ne mjekesine ligjore per zbardhjen e rrethanave te mbytjes. Sakaq policia ka bere me dije se jane shoqeruar per t’u marre ne pyetje dhe shoket e tij pasi kane qene ata te cilet kane lajmeruar uniformat blu pasi nuk kane pare me shokun e tyre te dilte nga uji.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›