E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit vendas Partite shkelen kodin. KQZ politike

Klimë konfliktuale parazgjedhore, parti që përjashtojnë gratë nga vendimmarrja, fushatë agresive zgjedhore. Kështu e përshkruan situatën një muaj nga zgjedhjet Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

“Pavarësisht se ligji detyron anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të ushtruar detyrën e tyre në mënyrë të pavarur konflikti politik ka përvijuar në funksionimin e këtij institucioni, njëanësim të theksuar politik. Mosrespektimi i afatit të dërgimin e emrave të anëtarëve të KZAZ-ve nga aseti i partive politike e detyroi KQZ-në në gjetjen e zgjidhjeve ekstraligjore, në tejkalim të kompetencave që i njeh ligji” tha vëzhguesi Premto Gogo.

“Anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita duhet sa më parë të marrin pjesë në punën e komisionit duke përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe qytetar” tha Gerta Metaj, kryetare e koalicionit.

I përbërërë nga rreth 20 shoqata që merren me zgjedhjet, koalicioni i kërkon qeverisë të plotësojë vendet e lëna bosh nga ministrat kandidatë, por dhe partive të ruajnë qetësinë.

“Të angazhohen në mospërdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale të administratës publike në nivel qëndror dhe lokal, mospërdorim të aseteve dhe fondeve publike për qëllime elektorale përveçse në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor. Për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të cilat kanë përgjegjësinë imediate të shmangin ndërhyrjet e paligjshme në listat e zgjedhësve” tha Metaj.

150 persona do të vëzhgojnë ecurinë e zgjedhjeve para gjatë dhe pas 8 majit. Ndryshe 900 të tjerë do të monitorojnë 383 qendrat e votimit.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›