E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja nga Fabrika e Cimentos, protestojnë banorët

Banorët e dy fshatrave Zallë dhe Kadias në Fushë-Krujë kanë protestuar sërish ndaj ndotjes që po shkakton sipas tyre Fabrika e Cimentos. Sipas tyre tymi dhe gazrat që lëshon TEC-i kane demtuar shëndetin dhe dëmtim të mbjellave 

FUSHE-KRUJE-Banorët e dy fshatrave Zallë dhe Kadias në Fushë-Krujë kanë protestuar sërish ndaj ndotjes që po shkakton sipas tyre Fabrika e Cimentos. Mengjesin e sotem ata kane bllokuar rrugen hyrëse drejt fabrikes, duke mos lejuar asnjë automjet të saj të hyjë në mjediset e brendshme. Si pasojë dhjetra makina të fabrikës së cimentos në Fushë-Krujë kanë mbetur për orë të tëra të bllokuara, pa mundur të futen në mjediset e brendshme. Banorët e Zallës dhe Kadis kërkuan mbylljen e veprimtarisë së fabrikës, pasi sipas tyre tymi që del nga fabrika dhe gazrat që lëshon TEC-i i saj ka shkaktuar ndotje të ajrit, demtim të shëndetit dhe dëmtim të mbjellave. Banorët shpjeguan se firma që posedon fabrikën e cimentos u kishte premtuar atyre, banesa në zona të tjera dhe kompesim në para për ilacet që ata blejnë për problemet shendetësore si pasojë e ndotjes.
Kjo nuk është hera e parë që këta banorë kërkonë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para 1 viti. Vetëm 1 muaj më parë, ata paralajmëruan si reagimi i tyre do të përshkallëzohej në protesta të vazhdueshme që do të bllokonin punën e fabrikës.

(d.b/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›