DURRES-KUKES, STREHA PATRIOTIKE E SHARLATANEVE?
Të kritikosh sot korruptimin e procedurave
të ndërtimit të rrugës
Durrës-Kukës po shpallet nga
pushteti dhe fanatikët e Kryeministrit
Berisha, një sakrilegj po aq i madh
sa ç‘ishte deri para 20 vjetësh, kritika që
mund t‘i bëhej Kombinatit Metalurgjik.
Kush do të guxonte të kritikonte kombinatin
"Çeliku i Partisë" do ta kishte hak,
jo vetëm damkën e armikut të popullit
dhe Atdheut, por edhe plumbin.
Edhe sot po ndodh në thelb e njëjta
gjë. Propaganda e pushtetit e shpall çdo
kritikë për korrupsion në investimin
gjigant më të debatuar në historinë
e Shqipërisë, si vepër të "armiqve" të
Shqipërisë. Madje, ministri i Jashtëm,
Lulzim Basha, gjatë një debati televiziv,
i denoncoi publikisht kritikat ndaj
Rrëshen-Kalimashit, si pjesë e një skenari
të "Sigurimit të Shtetit"!
Po kush është armiku i klasës, tradhtari,
antipatrioti që nuk na e dashka
rrugën Durrës-Kukës, e për rrjedhojë,
edhe bashkimin e shqiptarëve? Na qenka
opozita politike, mediat dhe gazetarët, që
kritikojnë dhunimin e ligjit dhe kostot jo
vetëm shumë të larta, por edhe mjaft të
dyshimta të saj. Po si i bëhet? Ta shpallësh
sot median dhe opozitën armike është
antidemokratike dhe pra, antipatriotike.
E vetmja mënyrë që qeveria të dalë
e larë nga kjo histori nuk është zhurma
për vlerën patriotike të rrugës, por transparenca
e saj në ndihmë të një gjykimi
të pavarur të akuzave për korrupsion.
Prandaj, është për të ardhur keq dhe
e dyshimtë që, në vend të transparencës
për shpenzimet e investimit dhe
bashkëpunimit me drejtësinë, qeveria ka
zgjedhur sabotimin e procesit të gjykimit
të akuzave për abuzim, të ngritura nga
prokuroria. Është po ashtu e dyshimtë
dhe komprometuese përpjekja për të
mbytur kritikat antikorrupsion, duke
spekuluar me vlerën patriotike të investimit.
Edhe në këtë rast, "patriotizmi" po
shfaqet si streha e fundit e sharlatanëve
dhe e të korruptuarve.
***
Tjetër gjë është të diskutosh për dobinë
ekonomike, kombëtare dhe rajonale
që do të ketë rruga Durrës-Kukës, dhe
tjetër është të kërkosh të dish nëse mbi 1
miliard euro janë apo jo kosto e përligjur
e saj. Kur Kryeministri Berisha deklaron
se "tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm,
por çmimi i tij është dhjetëra
e qindra herë më i vogël se vlera e tij e
madhe morale, se bashkimi që sjell midis
njerëzve, se shërbimi që u bën njerëzve
e qytetarëve", kjo është të diskutosh për
dobinë e rrugës. Ka dhe propagandë populiste
të tretur në atë frazë. Veç, thelbi i
debatit nuk është dobia e rrugës, që nuk
e kundërshton askush, por kostoja e saj.
Dhe mund të biesh dakord me Kryeministrin
dhe të pranosh se 1 miliard euro
është një çmim qindra herë më i vogël se
dobia praktike e rrugës. Madje, mund të
shtosh se shumëfish më e madhe do të
mbetej dobia e saj edhe sikur kostoja e
rrugës të kish qenë edhe 2 apo 3 miliardë
euro. Por vetëm nëse këto kosto do të
kishin qenë reale dhe jo rrjedhojë e një
abuzimi. Jo qindra milionë, sa përfliten
dhe dyshohen, por edhe 1 milion euro
mbi kosto, do të përbënin krim të pafalshëm
për interesin e një publiku me
buxhet shumë të varfër.
Thelbi i kritikës ka të bëjë me problemin,
nëse kostoja prej mbi 1 miliard
eurosh e rrugës Durrës-Kukës ka qenë
e përligjur apo e shtuar abuzivisht, për
shkak të shkeljes së ligjeve të shtetit. Dhe
nuk ka shqetësim më patriotik, sesa ai që
kërkon të zbulojë nëse qeveria i përdor
paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë
(aq më tepër kur ato janë kredi me
interesa shumë të larta, që do të shlyhen
në vitet që vijnë) në mënyrën dhe sasinë
që përcakton ligji dhe interesi i publikut.
Nuk ka investigim më patriotik sesa ai që
kërkon të dijë nëse mbi 200 milionë euro
(që nuk u investuan dot në spitale apo
shkolla), iu shtuan rrugës Durrës-Kukës
për shkak të kostove reale të saj, apo si
rrjedhojë e abuzimeve të qeveritarëve
dhe zyrtarëve të lartë? Sepse jo pak
pacientë humbin jetën edhe sot e kësaj
dite, në spitalet e kalbura, për shkak
të mungesës së ilaçeve, teknikave apo
pajisjeve të kurimit. Ndaj, është e drejtë
të mësojnë nëse ato rreth 200 milionë
euro (ose më shumë apo më pak) nuk u
investuan me urgjencë për të shpëtuar
ato jetë të humbura tashmë, sepse ishte
vërtet më urgjente, më e domosdoshme
të shkonin për rrugën e Atdheut.
***
Mjerisht, qeveria "Berisha" nuk ka
bërë asgjë që të realizojë një transparencë
të tillë. Zyrtarët e akuzuar nga prokuroria
për abuzim me postin në vendimmarrjet
për rrugën Durrës-Kukës, bënë gjithçka
që akuza e prokurorisë të mos përfundonte
në gjykatë. Ata refuzuan të nënshkruajnë
në kohë njohjen me aktakuzën
ndërsa pritej të bënin të kundërtën, nëse
vërtet do t‘i kishin duart e pastra. Pushteti
i Berishës ushtroi të gjitha presionet e
mundshme mbi prokurorët dhe gjykatësit
dhe ia arriti ta fusë çështjen e rrugës
Durrës-Kukës në një impas procedural.
Ditën që gjykata shpalli pezullimin e
çështjes në fjalë, më i gëzuari u shfaq në
publik, ai që duhej të ishte më i trishtuari,
ministri Lulzim Basha. Përse? Sepse
bashkë me pezullimin e dosjes, kishte
rënë edhe akuza kundër tij për abuzim
me postin. Ministri i "duarve të pastra"
dukej i kënaqur që nuk do të përballej me
drejtësinë, dukej i kënaqur që nuk do të
detyrohej t‘i tregonte duart drejtësisë publike.
Dhe sot ky ministër, që mesa duket
nuk i lan dot duart, prandaj edhe i fsheh,
përflet ekraneve përralla me "Sigurimin
e Shtetit", duke u shfaqur edhe më i egri
ndaj lirisë së kritikës për një rrugë, që
kërkon ta shpallë tabu "patriotike". Përse
është më i egri kundër kritikës? Mesa
duket ndihet më i rrezikuari nga ajo.
Përse i shmanget me të gjitha dredhitë
e mundshme drejtësisë? Përsëri, sepse
ndihet i rrezikuar nga ajo.
***
Është mëkat që një vepër aq e madhe,
aq e kushtueshme për xhepat e varfër
të shqiptarëve dhe aq e rëndësishme si
rruga Durrës-Kukës të fshehë në tunelet
e saj mistere që nuk po zbardhen dot.
Është mëkat që, një ndërtim aq i madh,
të fshehë në dosjet e saj, të pandëshkuar,
atë që është armiku numër një i shtetit
dhe Atdheut; korrupsionin. Dhe nuk
po i lënë të zbardhen këto mistere ata
që i tremben gjykimit në dritën e transparencës,
ata që fshihen pas rrugës,
duke e shpallur tabu patriotike kritikën,
dyshimin ndaj abuzimeve që mund të
jenë bërë me të.
Por nuk duhet harruar se nuk është
vetëm opozita që akuzon, as edhe
ca segmente të medias, pra nuk janë
vetëm "armiqtë e Atdheut" që akuzojnë
"shpëtimtarët e Atdheut" dhe kërkojnë
transparencën më të madhe financiare
për investimin më të madh. Është organi
i prokurorisë, një institucion i ligjshëm
i Republikës, që ka ngritur një akuzë
për abuzim. Duhet ta injorojmë këtë
fakt, duke marrë për bazë skërmitjet e
Berishës, shpifjet që ai lëshon për prokurorin
e radhës që heton korrupsionin
e tij dhe të qeverisë së tij?
Natyrisht që Berisha do të thotë se
prokuroria është "e përdorur politikisht"
dhe ministra si Basha do ta bëjnë atë
aleate të fshehtë të "Sigurimit të Shtetit".
As mund të mendohet se do të ndodhë
ndryshe ndonjëherë. Por deri kur në
Shqipëri gjërat do të bëhen vetëm ashtu
si thotë partia në pushtet dhe lideri i
saj? Kur do të vijë ajo ditë që drejtësia
të jetë e lirë nga pushteti, nga partia,
nga lideri? Kur do të vijë dita e madhe e
lirisë, kur drejtësia, prokurori, gjyqtari,
gazetari të mos ketë frikë se e shpallin
"tradhtar të Atdheut", vegël të Sigurimit
të Shtetit apo të korruptuar, nëse guxon
të hetojë korrupsionin e liderit, qeverisë
apo partisë në pushtet?
Në përpjekje për të lartësuar kultin
e Berishës, në mediat dhe kampin berishist
po bëhen përçapje për ta pagëzuar
rrugën Durrës-Kukës, "rruga e Berishës".
Është një përpjekje primitive që të kujton
kombinatet, uzinat apo qytetet që mbanin,
që në gjallje të diktatorit, emrin e tij.
Këtë vizion tribalo-patriarkal kërkojnë ta
mbështesin edhe me zëra perëndimorë,
si kongresmeni amerikan Engel, që e
citojnë të ketë thënë se, rruga tregon
"vizionin e jashtëzakonshëm të Kryeministrit
Berisha", se i kujton vendimin e
Presidentit Ajzenhauer për të ndërtuar
një sistem kombëtar autostradash që do
lidhnin me rrugë çdo cep të SHBA-së.
Krahasime mund të bëhen sa të duash
dhe si të duash. Por vepra madhështore
infrastrukturore kanë bërë jo vetëm
presidentët dhe qeveritarët demokratë,
por ndoshta edhe më shumë faraonët, tiranët,
diktatorët. E sigurt është që, në rast
se në zbatimin e projektit të Presidentit
Ajzenhauer do të shfaqej korrupsion dhe
abuzim me paratë publike, media e lirë
e SHBA-së nuk do ngurronte ta denonconte,
prokuroria nuk do ngurronte ta
hetonte dhe gjykata nuk do mënonte të
jepte verdiktin e merituar. Sado patriot
të ishte projekti i Ajzenhauerit. Në të
kundërtën, në diktatura (si deri dje nën
Enverin), askush nuk do të guxonte të
kritikonte një vepër edhe në rastet kur
ajo mund të qe një aventurë industriale
apo infrastrukturore. Sepse shpalleshe
armik e tradhtar.
Demokracia nuk funksionon kështu.
Rrallë mund të ketë në botë ndonjë vepër
më madhështore se Kanali i Panamasë
me anë të të cilit, u bashkuan dy oqeane
dhe iu kursye shumë kohë mbarë njerëzimit.
Por madhështia dhe patriotizmi i veprës
nuk e pengoi gazetarin dhe pronarin
e medias, Jozef Pulitzer, të denonconte në
gazetën e tij "World", një pagesë ilegale
prej 40 milionë dollarësh nga qeveria e
SHBA-së e Presidentit Ruzvelt, bërë kompanisë
franceze të Kanalit të Panamasë.
Natyrisht, Pulitzerit iu kundërvunë, e
akuzuan për shpifje dhe e hodhën në
gjyq, sepse e vërteta i dhemb çdo qeverie,
madje edhe asaj më demokratikes. Por
gjyqi i hodhi poshtë akuzat dhe media
shënoi një fitore mbi qeverinë.
Problemi i qeverisë "Berisha" është
se refuzon të dalë para drejtësisë për të
dëshmuar me prova korrektesën financiare
e juridike të investimit që po kryhet
në rrugën Durrës-Kukës. Ajo kërkon të
fshihet pas madhështisë së rrugës dhe
ta bëjë të heshtë antikorrupsionin, duke
i kundërvënë patriotizmin e veprës. Por
këtu edhe gabon. Sepse nuk ka vepër
më të madhe patriotike sesa të mbrosh
ligjin, që është themeli i shtetit, lirisë dhe
drejtësisë në Atdheun tënd.