Zjarri shkrumbon farmacinë pranë Institutit të Kamzes
Një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të nisur mbledhjen e provave që do cojnë në zbulimin e shkaqeve. Farmacia ishte e madhe dhe të gjitha materialet që ndodheshin brenda janë shkrumbuar tërësisht.
TIRANE- Një farmaci është shkrumbuar tërësisht nga zjarri pranë Institutit të Kamzës në Tiranë. Ngjarja mësohet se ndodhi në orët e natës.
Një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të nisur mbledhjen e provave që do cojnë në zbulimin e shkaqeve. Të dhënat e para bëjnë të ditur se zjarri mund të ketë prejardhjen nga një defekt në kondicioner.
Nuk dihet ende saktë se sa është vlera monetare e dëmit të shkaktuar ndërsa mësohet se farmacia "Shehu" ishte e madhe dhe të gjitha materialet që ndodheshin në të janë shkrumbuar tërësisht.
(s.g/BalkanWeb)