E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikollë Lesi: PD e ndjen frikën e partisë së Topit, e cila do jetë faktor. Arvizu të tërhiqet nga mbështetja për Nanon

Share

Një President si Ismail Kadare i nevojitet Shqipërisë, por në mungesë të tij, kandidatura e Jozefina Topallit është zgjedhja më e mirë në listën e ofruar deri më tani. Kështu ka deklaruar për Tonight- Ilva Tare, kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, duke përjashtuar kategorikisht zgjedhjen e mundshme të kandidatit të vetëofruar për President, Fatos Nano. Sipas Lesit kjo do të përkthehej në një amoralitet politik dhe kthim 20 vite mbrapa. Në intervistën për Ora News me gazetaren Ilva Tare, Lesi ka rrëfyer dhe për peripecitë e tij në rrugën e gjatë politike dhe si njeri i medias. Duke mbetur tek politika, ai planifikon bashkim me partinë mëmë të zotit Ndoka, ndërsa koalicioni i 2013 do varet nga oferta që do ketë secili prej subjekteve. Intervista e plotë vijon si më poshtë:

Është shënuar një mungesë e madhe e juaja në ekran, ka arsye?

Kam një vit që vazhdoj specializimin në Britaninë e Madhe, tani jam kthyer. E kam nisur karrierën time si redaktor në Koha Jonë në Lezhë, në një moment u ndërpre financimi, u ndodhëm pa gazetë lokale. Në maj të 91 u mblodhëm disa gazetarë lokalë dhe menduam se si mund të dilnim me atë gazetë si të pavarur. Për të mbajtur një gazetë financiarisht ishte tërësisht utopike. Punuam nja dy muaj, por më pas hasëm në shumë vështirësi. Ishim idealistë për atë kohë dhe sapo erdhi PD në pushtet, filluam kritikat ndaj saj. Njerëzit ishin të etur për të ditur një mendim alternativ.

Kur erdhët për herë të parë në Tiranë për një mision?

Në 92 me një intervistë ndaj zotit Berisha. Që aty filloi sulmi i PD ndaj Koha Jonë. Në janar të 94 së bashku me zotin Frangaj vendosëm ta bëjmë gazetë të përditshme, brenda dy tre muajve Koha Jonë kaloi Rilindjen Demokratike.

Çfarë ndodhi me Berishën në atë intervistë?

Kërkova kontakt me liderin e PD-së, u vonua për një moment, para një mitingu një lider provonte pak zërin, gazeta e botoi që Berisha fliste me vete dhe kjo e zemëroi PD. U vendos në arrest shtëpiak Aleksandër Frangaj për një shkrim që skishte asnjë shkelje. Disa herë na e bllokuan shtypshkronjën. PD kur erdhi në pushtet, segmentet brenda besonin se ishin të paprekshëm. Ne u mblodhëm dhe gazeta nga indipendente kaloi në një opozitë. Berisha ka ndryshuar totalisht qëndrimin ndaj medias. Me futjen e Fatos Nanos ne burg, ne e ndihmuam atë me gazetën tonë, se ishim të bindur se arrestimi i tij ishte politik.

U zbuluan autorët e atentatit ndaj familjes tuaj?

Kur të prekin familjen është e rëndë, familja është gjë e shtrenjtë. Autorët nuk u gjetën asnjëherë, por besoj që pas tyre ishin segmentet e PD. Jam në koalicion për disa arsye, një prej tyre ishte konflikti me Fatos Nanon. Ne Nanon e ndihmuam, ndihmuam opozitën dhe me sakrificë të madhe. Çështja është në Prokurori, kam bërë luftë me të gjitha mënyrat, por s`jam Skënderbeu, por jam i vendosur të vazhdoj këtë çështje. Ngjarja lidhet edhe me djegien e gazetës Koha Jonë, asnjë i dënuar as për këtë. Në shtator të 97 kur erdhi zoti Nano në pushtet, kishte hamendje që ky do ti rikuperonte në njëfarë mënyre. Me ardhjen e tij në pushtet filluam kritikat ndaj PS-së. Gabimi im i vetëm është se nuk duhej të isha futur në politikë, duhet të kisha qëndruar në media. Koha Jonë i ra qeverisë socialiste dhe reagimi i Nanos ishte që s`kam ardhur në pushtet për të larë borxhet personale të Nikollë Lesit dhe gazetës së tij.

Ju nuk ishit i pasur si botues?

Unë nuk jam xheloz, shumë nga bashkëpunëtorët e mi janë bërë të pasur. Po ata që kanë ecur nuk u përfshinë direkt në politikë, siç bëra unë. Shita të gjitha mediat dhe mbeta në politikë.

Meqenëse nuk jeni dakord me këtë Qeveri dhe Ministrat, pse nuk ikni?

Të gjitha janë në tryezë, unë jam në pushtet me votat e mia, nga ato që mbetën pas atyre që përlanë PD e PS. Pres kodin zgjedhor, partitë e vogla balancojnë luftën e dy luanëve, Berisha e Rama.

Marrëdhënia juaj me Nanon, realisht ju ç`marrëdhënie kishit me të?

Ne e mbështetëm se besonim në pafajësinë e tij. Kur erdhi në pushtet pati që vrapuan pas tij në selinë e PS për të përfituar prej tij, unë se kam bërë. Mendova që bëja një gazetë në favor të lexuesve. Zoti Nano nuk kishte asnjë të drejtë të botonte as në Zërin e Popullit se ia mbylli derën dhe unë ja ofrova mbështetjen totale në konfliktinn e tij me Majkon. Kur erdhi në 2002 për tu zgjedhur President unë sapo kisha marë drejtimin e Partisë Demokristiane. Fillova të jap disa fakte për shkelje në dogana të disa bizneseve të së shoqes dhe pastaj ai filloi sulmin. Bëri tre padi në një natë, kontrolle në gazetë. Pas kësaj nuk isha Skënderbeu të luftoja, atëherë Nano ishte absolutisht i fuqishëm. Pas kësaj bëra një pakt me Berishën.

Ishte konflikt personal?

Gazeta nxori disa fakte që kishte dhënë Fatos Klosi në një intervistë. Pas kësaj gjetëm një dokument sekret ku dosja ishte fshirë. Konflikti ishte tek paraja. Ka bërë akuza drastike Berisha ndaj tij në parlament. Nëse Berisha e voton atë në Parlament si President, unë jap dorëheqjen, nuk ka moral. Veprimet e fundit politike nuk kanë moral si dyzimi Berisha-Meta, apo Meta- Rama. E rregullt nuk është ardhja në pushtet pa moral.

Piramidat në 97-tën, mund të jepni një gjykim për fajtorët?

Fajin e kishte partia në pushtet. Arsyet e 97 do të duan shumë vite të shihen në një pasqyrë tjetër. Mund të hapen pas 50 vitesh arkivat e 97-tës. Koha Jonë kishte 84.000 kopje atëherë, ishte një lloj flamuri për atë periudhë.

A ishte në rrezik jeta juaj?

Ishte periudhë shumë e vështirë , isha deputet dhe botues, përballja ishte shumë e egër. Nano në periudhën 2003-2005 ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nuk bëj fushatë kundër tij, nëse do të isha deputet vota ime do të ishte kundër, do të ishte një rikthim i politikës së vjetër. Të gjithë e dinë se PD do dalë me kandidaturë të vet. Me ndryshimet kushtetuese presidenti është me 71 vota dhe PD i ka. Emri i presidentit 99% është i Jozefina Topallit, për konsensus do kërkoja emër tjetër, por në raport me emrat që kanë dalë, them se emri i Jozefina Topallit është 1000 herë më i mirë se të tjerët. E mira do të ishte të mos ngarkohej me mbipushtet, është mirë të negociohet për të, nuk mbahet gjithë ky pushtet nga një mazhorancë.

Po të kishit një votë në parlament do votonit Ilir Metën?

Ai e ka deklaruar se s’do jetë kandidat.

A ka ekzistuar përgjimi Nano-Abdiu?

Çështja është në Prokurori. E kam sqaruar në Parlament.

Ju ka kërcënuar Nano me mesazhe?

Fjalori i N

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›