Pronat, s'ka me ankesa ne AKP

Asnje ankese per pronesine nuk do te shqyrtohet pertej kerkesave te mberritura deri me 30 qershor te ketij viti ne zyren e kthimit te pronave. Njeheresh eshte paralajmeruar dhe shuarja e funksionimit te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, e cila duhet te shqyrtoje tashme vetem kerkesat e depozituara perpara dates 30 qershor te ketij viti, te cilat kane mbetur pa u shqyrtuar. Ky ishte ndryshimi qe ju be dje ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e prones", i miratuar ne Keshillin e Ministrave, sipas te cilit autorizohet AKKP qe te marre ne shqyrtim te gjitha keto kerkesa. Kryeministri Berisha theksoi dje ne mbledhjen e qeverise se vetem kerkesat e marra nga kjo agjenci, deri ne daten 30 qershor do te shytohen me perparesi dhe se nuk do te kete nje shtyrje afati persa i perket marrjes se kerkesave te tjera pertej kesaj date. Po dje ndryshimi ligjor ne ligjin e prones sanksionoi faktin se do te jete agjencia ajo qe do te marre ne shqyrtim keto kerkesa. "Nuk do te kete me zgjatje afati per paraqitjen e kerkesave prane Agjencive te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, por ligjvenesi duhet te autorizoje Agjencine qe te shqyrtoje te gjitha ankesat e paraqitura para dates 30 qershor", deklaroi Berisha. Sipas tij, jane gjithsej tete mije kerkesa, te cilat nuk u shqyrtuan ne afat dhe per kete arsye, duhet te jete kjo agjenci ajo e cila duhet t'i marre ne shqyrtim. Por sipas Berishes, pas shqyrtimit te ketyre kerkesave do te vije natyrisht koha per shkrirjen e kesaj agjencie, si pasoje e mbylljes se detyrimeve te saj. "Ne duhet te autorizojme me ligj Agjencine qe ankesat e ardhura para dates 30 qershor dhe qe kane mbetur pa u shqyrtuar te marrin pergjigje ne menyre qe Agjencia te shkoje drejt shuarjes se saj natyrale, permbushjes se detyrimit dhe nderprerjes se aktivitetit te saj", theksoi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise, duke i hapur rruge edhe fillimit te shqyrtimit te ketyre kerkesave. Ne menyre te here pas hershme, kryeministri Berisha ka theksuar se gjate ketij mandati, me perparesi te vecante do te shqyrtohet ceshtja e pronave. Pergjate fushates zgjedhore, kreu i ekzekutivit ka theksuar faktin se dosjet e pronave do te shqyrtohen nje e nga nje, ne menyre qe cdo ish-pronare te kete mundesi per te marre ate cfare i takon me te drejte. Pak dite me pare, Kryeministri gjithashtu theksoi faktin se harta e cmimit te tokave ne te gjithe vendin do te rishqyrtohej. Sipas Berishes, kjo harte, me cmimet e vendosura kohe me pare nga qeveria, nuk eshte me realiste dhe per pasoje duhet te vije sa me shpejt te jete e mundur ndryshimi i saj. Njeheresh kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se ne kete harte, nje pjese e cmimeve jane shume te larta sesa realiteti ne vend. Berisha theksoi gjithashtu se investitoreve te cilet zgjedhin Shqiperine per zgjeruar biznesin e tyre, iu duhen krijuar te gjitha kushtet per te mos pasur probleme me ceshtjet e pronesise dhe per te mos lejuar askend te perfitoje ne menyre te padrejte nga kapitali i tyre.
"Ministrite, tani ne moshen dixhitale"
Buxheti i vitit 2010 ka parashikuar ne fondet e tij edhe dixhitalizimin e te gjitha procedurave dhe ngritjen e kabineteve te IT-se, ne te gjitha institucionet shteterore. Kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise theksoi se Shqiperia ne moshen dixhitale eshte detyrimi me madhor ne programin e qeverise dhe eshte "leva e Arkimedit, per te pasur nje Shqiperi qindra here me transparente dhe me te shpejte se Shqiperia e sotme. "Procedurat manuale apo jo dixhitale, jane te mundimshme, te kushtueshme, te ngadalta, jashte kohe. Eshte e domosdoshme qe, ne perputhje me kete perparesi, te ngrini ne cdo ministri drejtorine e IT-se dhe absolutisht, jo duke shtuar personelin, por duke ngushtuar dhe duke treguar se ka ardhur koha per dikasteret tuaja te kalohet ne moshen dixhitale", deklaroi Berisha. Sipas tij, dixhitalizimi duhet te shtrihet ne te gjitha aspektet duke nisur nga ndihma ekonomike, arkivi i trashegimise kulturore, e-learning ne cdo qelize te administrates.