E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi i te dhenave abej Masa per disa kompani

Komisioni i ligjeve ka thirrur Komisioneren e Agjencisë të të dhënave personale, Flora Çabej, e cila ka sqaruar se janë marrë një sërë masash për kompani të ndryshme, që abuzojnë më të dhënat. Kundravajtjet sipas saj janë shoqëruar me rekomandime, të cilat nëse nuk do të merren parasysh, do të shoqërohen me gjoba.

Qendrat tregtare janë më problematiket, pasi për çdo promocion u kanë marrë në rrugë arbitrare numrat e telefonave të konsumatorëve të ndryshëm dhe u kanë çuar atyre mesazhe. Çabej u ndal edhe tek mediat, të cilat jo vetëm që abuzojnë me emrat e personave fizikë, por dhe me imazhet e tyre.

“Siç thashë, janë nxjerrë një sërë urdhrash për qendrat tregtare kryesisht duke e përqëndruar kontrollin tonë te kartat e klientit, ku ata marrin të dhëna personale tej qëllimit për të cilin i mbledhin këto të dhëna. U kemi çuar me dhjetra rekomandime disa të përditshmeve shqiptare dhe kanë reflektuar si: për fshirjen e fytyrës së fëmijëve, për nxjerrjen e emrave. Mendojmë që të ngrihet urdhëri i gazetarit”-tha Çabej.

Çabej ka siguruar se në vitin e ardhshëm nëse komapanitë nuk do të mbrojnë të dhënat personale të konsumatorëve të tyre do të marrin gjoba të majme.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›