Prifti: Qeveria do të mbështesë me fonde biznesin për rritjen e konkurueshmërisë Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, tha sot se politikat e qeverisë do të mbështesin konkurueshmërinë e prodhimeve shqiptare, me qëllim rritjen e eksporteve në tregjet e huaja. Gjatë një takimit të organizuar nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, Prifti tha se sfida me të cilat përballet tregtia në Shqipëri, është përmirësimi i konkurrueshmërisë së produkteve në tregjet e brendshme dhe të huaja. “Në këtë kuadër, qeveria do të mbështesë me fonde biznesin për rritjen e konkurueshmërisë dhe si garanci për kreditimin e eksporteve, ndërkohë që politikat e saj do të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit në këtë sektor”, u shpreh ministri i Energjitikës.