Shpërthim bombe në Stamboll

Të paktën 16 persona janë plagosur të enjten, nga shpërthimi i një bombe pranë selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatolia, shpërthimi ka ndodhur afër një autobusi të policisë, kështu që “të paktën tre policë janë hospitalizuar menjëherë, ndonëse me plagë të lehta”.
Shefi i policisë së Stambollit, Husein Kapkin, deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e telekomanduar e vendosur në një motoçikletë. Policia menjëherë bllokoi qasjen në zonën e shpërthimit nga frika për shpërthime të tjera.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse rebelët kurdë, të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë, shpesh kanë kryer sulme me bomba, me përdorimin e motoçikletave.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim udhëhiqet nga kryeministri turk, Rejep Tayyip Erdogan.