Tërhiqen nga projekti bërthamor
_965788.jpg)
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Vicoria Nuland, ka sqaruar se Pyongyangu pranoi që të lejojë inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) kontrollimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të moratoriumit për pasurimin e uraniumit dhe verifikimin e çmontimit të reaktorit në Jongbion. Sipas Nuland, përfaqësuesit e Washingtonit dhe Pyongyangut do të takohen për të finalizuar pakon e ndihmave prej 240,000 tonelatave ushqim për Korenë Veriore, sepse vendi komunist ka probleme kronike me mungesën e ushqimit.
Edhe Koreja Veriore ndërkohë ka publikuar një kumtesë të ngjashme në Pyongyang.
Ndryshe, marrëveshja SHBA-Kore e Veriut vjen pas bisedimeve të emisarëve të të dy vendeve, që u mbajtën javën e kaluar në Pekin.
Kina e ka mirëpritur lajmin për marrëveshjen bërthamore me Korenë e Veriut. Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme i Kinës ka theksuar se i mirëpret hapat drejt arritjes së paqes në Gadishullin Korean.