Në Vlorë drejt përfundimit përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar në qytetin e Vlorës janë drejt përfundimit përgatitjet për fillimin e vitit të ri arsimor 2009-2010, ku për herë të parë do të ulen edhe 2200 nxënës në klasat e para. Burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Arsimit bënë të ditur se, në bashkëpunim me bashkinë dhe drejtoritë e shkollave po përfundojnë përgatitjet e mjediseve mësimore, riparime të pjesshme në disa prej godinave, të cilat do të jenë të gatshme në datën 15 Shtator, kur nis proçesi mësimor. Ndërkohë brenda pak ditësh mbyllet dhe procesi i shpërndarjes së librave për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Për këtë qëllim në bashkëpunim me distributorët e shpërndarjes së librit është hartuar një grafik i detajuar për të mos lejuar vonesa subjektive që mund të dëmtojnë procesin mësimor. Vetëm në qytetin e Vlorës këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, rreth 2200 nxënës të klasave të para fillore. Në qytet funksionojnë 35 shkolla të sistemit të mesëm dhe 9 vjeçar, nga të cilat 11 janë jopublike, ku mësojnë rreth 33 mijë nxënës. Në të gjithë rrethin, numurohen rreth 120 shkolla të arsimit parauniversitar.
...