Shqiptarë e Kosovës fillojnë ndërtimet e shtëpive të tyre tek “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë
Shqiptarët rifilluas sot punimet për rindërtimin e shtëpive në lagjen "Kroi i Vitakut" në veri të Mitrovicës, pas një ndërprerjeje për 10 ditë me radhë për shkaqe sigurie. Pronarët kanë marrë auorizimet nga EULEX-i dhe që nga mëngjesi kanë hyrë në zonë, ku në dy parcela po pastrojnë rrënojat e shtëpive të shkatërruara gjatë luftës për përgatitjen e vendit për rindërtimet. Bëhet e ditur se në zonë ndodhen policia e Kosovës dhe e EULEX-it dhe gjatë paradites nuk ka pasur ndonjë problem sigurie. Në fillim të javës së kaluar, rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut” u ndërpre pas një sulmi me gurë dhe mjete të tjera të forta nga ekstremistët serbë, ku pati 7 të lënduar. Në manifestimin e dhunshëm të serbëve pati edhe një shpërthim të një granate dore dhe të shtëna në ajër nga armët e zjarrit. Pas këtyre zhvillimeve, rruga drejt zonës së rindërtimeve është mbyllur dhe kordonet e policisë nuk kanë lejuar që atje të shkojnë shqiptarët derisa ka pasur grumbullime kundërshtuese të serbëve. Rifillimi i punëve në “Kroin e Vitakut” pason vizitën e shefit të UNMIK-ut, Lambertto Zannier dy ditë më parë në Mitrovicë, ku në bisedë rreth kësaj çështje me kryetarin e komunës, Bajram Rexhepi, u tha se kthimi i të zhvendosurve në shtëpitë e tyre është e drejtë e të gjitha komuniteteve dhe për këtë duhet krijuar kushtet e sigurisë.
...