E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë 7 muajve të parë të 2009 u importuan 238 156 miliard lekë mallra

Gjatë muajit korrik të 2009 u importuan 36,771 miliardë lekë mallra te ndryshme, me një rritje prej 4.4 për qind në krahasim me muajin qershor 2009 dhe ulje 2.1 për qind në krahasim me muajin korrik 2008. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë 7 muajve të këtij viti vlera e mallrave të importuara arriti në 238,156 miliardë lekë, me një rënie të vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (242,725 miliardë lekë). Vendin kryesor për mallrat e importuara drejt tregut shqiptar vazhdon ta mbajë Italia, me një vlerë të përgjithshme për periudhën 7 mujore prej 64,961 miliardë lekë. Pas Italisë vjen Greqia me 37,409 miliardë lekë mallra të importuara, Gjermania me 15,835 miliardë lekë, Turqia me 15,666 miliardë lekë etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›