Britani, vdes i riu shqiptar në një tren Eurostar

I riu kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe po rikthehej prej andej pasi i ishte refuzuar qëndrimi.
Treni ishte nisur nga Londra në drejtim të Brukselit gjatë së hënës, kur shqiptari ra në Pancras në kryeqytetin britanik. Incidenti ka shkaktuar vonesa të shumta të lëvizjes së trenit pas hetimeve të nisura nga ana e policisë.
Një zëdhënës i policisë britanike të Transportit (BTP), bëri të ditur se policia pas hetimeve, rezulton se vdekja ka qenë aksidentale. "Në këtë fazë, besohet se viktima është një 22-vjeçar me kombësi shqiptare që kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga Brukseli dhe ishte kthyer vullnetarisht pas refuzimit të hyrjes”, ka thënë zëdhënësi, citon The Guardian.
Trupi i pajetë i të riut u dërgua në spitalin e William Harvey Ashford, Kent. Është e dyshimtë se si dera e trenit me shpejtësi kaq të madhe ka qenë e hapur në momentin e ngjarjes. "A ju sfidon logjika, se si ju lini një derë të hapur në një tren me shpejtësi të lartë”, tha Richard Ashworth, deputet në Anglinë Jug-Lindore dhe zëdhënës për bujqësinë dhe çështjet rurale, i cili ishte një nga pasagjerët në tren./S.Ll/Start/
2011-10-18 10:42