E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic takon Gedafin: Libia nuk do ta njohe Kosoven

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic deklaron se marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe Libisë janë konfirmuar gjatë takimi të tij me presidentin Muamar Gedafi.
Presidenti i cili ndodhej për një vizitë në Libi, thotë se ka marrë premtimin e Gedafit se Libia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Unë cmoj shumë faktin se Libia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë Kosovën. Cmoj gjithashtu faktin se Libia mori pjesë në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me këtë cështje. Tani po presim vendimin e GJND-së më pas do të konsultohemi se cfarë do të bëjmë në të ardhmen. “- mediat e Beogradit citojnë të ketë thënë presidenti Tadic.

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë betejën për të ruajtur integritetin, duke pasur për qëllim rifillimin e negociatave sa i përket statusit të Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhjeje nëpërmjet kompromisit.

Tadic tha se me presidentin libian kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit si dhe për borxhet e prapambetura që ish-Jugosllavia i ka Libisë, Tadiq tha se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy vendeve mund të vazhdojë të përmirësohet.
(s.g/B92/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›