Kirgizisë 1.1 miliard dollarë
Për stabilizimin e gjendjes në Kirgizi, një konferencë donatore ndërkombëtare, premtoi ndihma financiare në lartësi prej 1,1 miliardë dollarë.
Këto para do të livrohen në një interval kohor prej 30 muajsh, u tha pas një takimi në kryeqytetin Bishkek.
Vetëm këtë vit Kirgizia do të mbështetet me 600 milionë dollarë.
Në ish-republikën sovjetike në qershor ndodhën trazira të përgjakshme, të shkaktuara nga një konflikt etnik mes shumicës kirgize dhe pakicës uzbeke.
Sipas vlerësimeve të ndryshme si pasojë kanë humbur jetën të paktën 2000 njerëz.
Në konferencën donatore kanë marrë pjesë ndër të tjera edhe përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Aziatike për Zhvillim.