NATO, drite jeshile Rusise pas luftes ne Gjeorgji. Konsiderohet lojtare globale

Bruksel, 6 mars, 10:23, NOA - Ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord që të rifillojnë bisedimet me Rusinë, megjithë mosmarrëveshjet ekzistuese mes tyre.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozojnë një takim të posaçëm ndërkombëtar mbi Afgansitanin, mundësisht deri në fund të marsit, pasi gjendja atje po përkeqësohet.
Këto kanë qenë dy përfundimet kryesore të takimeve që u zhvilluan në selinë e NATO-s mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Çështja më tepër e debatuar ishte nëse duhen filluar kontaktet zyrtare, të nivelit të lartë me Rusinë, 7 muaj pas pezullimit të tyre.
Mes dilemës se ftesën për bisedime, Rusia mund ta marrë si dobësi të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer komunikoi në fund të takimeve se ministrat arritën një marrëveshje për rifillimin zyrtarisht nga puna të Këshillit NATO-Rusi.
Ai parashikoi një takim të nivelit minsterial menjëherë pas takimit me rastin e 60-vjetorit të NATO-s në muajin prill.
NATO i pezulloi takimet nivellit të lartë me Këshillin e Lartë NATO-Rusi si protestë ndaj ndëhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji gushtin e vitit të kaluar dhe pas njohjes menjëherë nga Moska të dy republikave separatiste gjeorgjiane.
Në fakt, NATO akoma vazhdon të mos e miratojë njohjen nga Rusia të Abkazisë dhe Osetisë Jugore, as synimin e Moskës për të ngritur bazat e veta në këto vende, që janë pjesë e territorit gjeorgjian, por gjithsesi, ajo synon të bisedojë me Rusinë për zbutjen e konflikteve.
Sipas Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nuk duhet harruar asnjëherë fakti se gjithsesi, me Rusinë ka edhe shumë fusha ku mund të bashkëpunohet.
Vendet anëtare të NATO-s po ashtu e mirëpritën ofertën e Rusisë për të ndihmuar me hapjen e një linje të re për dërgimin e ndihmave në Afganistan, një tjetër çështje që zuri një vend të rëndësishëm në diskutimet e djeshme në Bruksel.
n.e/NOA