E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Lohan e Montobio. Withers takim me Ramën

Ambasadoret europiane ne Tirane, Helmut Lohan i Komisionit Europian dhe Manuel Montobio i Spanjes, qe ka Presidencen e radhes se BE-se  po vazhdojne perpjekjet per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Ata takuan kete paradite kryeministrin Berisha. Ende nuk ka te dhena zyrtare mbi bisedimet, te cilat pasojne takimin qe dy ambasadoret paten javen e shkuar me presidentin Topi.

Nderkohe po kete paradite ambasadori amerikan ne Tirane Widhers zhvilloi
nje takim me liderin e opozites Edi Rama ne bashkine e Tiranes. Keto
levizje vijne pas rezolutes se Keshillit te Europes per  uljen e
qeverise dhe opozites ne nje tryeze te ndermjetesuar nga Presidenti. Te
dy palet kane mirepritur kontributin e  kreut te shtetit, por pike e
panegociueshme mbetet hapja e kutive te 28 qershorit.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›