E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mërkura dita më e ftohtë e dimrit. Temperaturat deri në -13 gradë celcius

Kjo e merkure ka shenuar dhe diten me te ftohte te ketij dimri. Termometri ka shenuar vkera shume te uleta te temperatures te cilat ne zonat veriore, verilindore dhe juglindore te vendit, kane shkuar ne -13 grade celcius. Meterologet thone se kjo renie drastike e vlerave termike e cila ishte parashkiuar per kete jave ka sjelle rreshje debore, te cilat do te vazhdojne te jene prezente ne vend, por problematike mbeten ngricat, duke sjell rrezik ne qarkullimin e automjeteve ne shume akse rrugore.

“E mërkura ka shënuar ditën më të ftohtë. Vlera më e ulët e
temperaturave ka qenë -13 gradë Celcius. Në veri, verilindje dhe
juglindje të vendit, konkretisht në Kukës, Pukë, Ersekë, Korçë,
temperatura ka shënuar -12 apo -13 gradë Celciu në vlerat e mëngjesit.
Edhe në Ultësirën Perëndimore, duke përjashtuar bregdetin ku temperatura
ka qenë 0 gradë, temperatura ka qenë nën 0 gradë” tha Lajda Porja.

Por metereologet parashikojne nje rritje te temepraturave diten e
enjte,  nje rritje me kater grade celcius ne vlerat e mengjesit. “Pritet
të kemi një përmirësim ditën e nesërme pasi që në orët e para të
mëngjesit do të kemi një rritje me 4 gradë të temperaturave dhe një
rritje me 3-4 gradë do të ketë edhe në vlerat e mesditës. Mund të them
që deri në fundjavë, duke përjashtuar të shtunën, pritet të jemi në këto
kushte atmosferike, ditë me diell dhe me temperatura të ulta” tha
Porja.

Persa i perket fundjaves, meteorloget thone se ne territorin e vendit
tone do te kthehen serish shirat. Intesiteti i tyre do te jete i larte
diten e shtune, ndersa e diela do te sjelle nje permiresim te kushteve
atmosferike.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›