E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sport shkollor ne fshatrat e Tiranes nje kampionat futbolli dhe volejbolli

Talenti mund të zhvillohet plotësisht në qytet, por ekskluzivitetin e tij nuk e kanë vetëm zonat urbane.

Përderisa një çiklist i famshëm i yni si Agim Tafili është zbuluar në fshat, kjo mund të ndodhë edhe me të tjerë.

Këtë ka parasysh drejtoria arsimore e qarkut të Tiranës, që tashmë prej disa vitesh organizon një kampionat rajonal të shkollave të mesme.

Bëhet fjalë për 13 000 nxënës që kanë marrë pjesë në dy sporte, të ndarë sipas gjinive, pra volejboll meshkuj e femra dhe futboll meshkuj e femra, finalet e së cilëve u zhvilluan në kompleksin “Skënder Halili” të klubit të futbollit të Tiranës.

Inspektori i drejtorisë së qarkut, Xhorxhi Lekbello, tregon diçka më shumë për këtë si dhe për fituesit.

Pra, dy herë fitues Mulleti përfshi edhe volejbollin për femra, por një arritje e madhe edhe për vajzat pezake, që arritën të fitonin në një sport ende jo shumë të përhapur për femrat në Shqipëri, siç është futbolli.

Ngjan sikur jemi në Gjermani apo SHBA.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›