Shpërthim në shtëpinë e punonjësit të Komunës
SHKODER- Një sasi lënde plasëse është vendosur gjatë natës së kaluar në oborrin e shtepisë së Ndoc Lekajt në qytetin e Shkodrës.
Nga dëmtimi nuk ka patur të dëmtuar në njerëz, ndërsa dëme janë shkaktuar vetëm në xhamat e dy makinave në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në lagjen Tre Heronjtë ku edhe jetonte Ndoc Lekaj, punonjës si ndihmësfinancier i komunës Shllak në Shkodër.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, ndërsa deri në këto momente pistat e hetimit janë shtrirë në konfliktin personal dhe për shkak të detyrës.