Tiranë, sot Konferenca për reformën Një OKB
Tirana organizon sot për herë të parë një konferencën ndërqeveritare të nivelit të lartë për reformën “Një OKB”, ku do të marrin pjesë 40 vende nga e gjithë bota.
Kryeministri Sali Berisha dhe ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së., do të jenë ndër folësit e konferencës.
Synimi i organizimit të konferencës është të përmirësojë efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga nisma Një OKB.
Axhenda:
Dita 1: E merkure, 27 qershor 2012
10:00 11:00 Hapja dhe fjalet pershendetese nga:
Z. Genc Pollo, Minister i Inovacionit dhe TIK
Mesazh video nga z. Ban Ki-moon, Sekretar i Pergjithshem i OKB-se
Z. Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise
Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së
11:00 – Konference per shtyp e z. Sali Berisha, Kryeminister i Shqiperise dhe znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së
11:300 18:30 Konferenca vazhdon punimet per te diskutuar per: Raportin e Vleresimit te Pavarur dhe impaktin dhe qendrueshmerine e programit Nje OKB.
Dita 2: E enjte, 28 qershor 2012
09:30 18:00 Workshope paralele
Dita 3: E premte, 29 qershor 2012
Miratimi i dokumentit perfundimtar
12:30 - Konference per shtyp e Zv/Kryeministrit te Shqiperise dhe znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së