E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon projekti per Kampusin Universitar

Javën e ardhshme Universiteti i Tiranës do të aplikojë në Bashki për marrjen e lejes së ndërtimit për nisjen e punimeve për Kampusin Universitar.
Projekti i detajuar ka përfunduar dhe sipas Rektorit të institucionit të Arsimit të Lartë më të madhe në vend Dhori Kule menjëherë sapo Bashkia të japë lejen Universiteti do të lëvrojë nga buxheti i tij fondin prej dy milionë eurosh dhe do të nisë ndërtimin.
Ndërkohë Universiteti i Tiranës do të nisë procedurat për të përfituar mbështetjen e buxhetit të shtetit për përfundimin e këtij projekti madhor, pasi sipas përllogaritjeve për ndërtimin e Kampusit Universitar nevojitet një fond prej rreth 25 milionë eurosh.
Kampusi Universitar që pritet të ndërtohet në fushen e sportit në Qytetin Studenti do të jetë një godine pesë katëshe e parametrave modernë, e cila do të ofrojë mjedise studimi edhe për 15 mijë studentë të rinj, si dhe salla konferencash, bibliotekë, apo ambjente sportive. Ngritja e këtij Kampusi do t’i japë zgjidhjen përfundimtare problemit të infrastrukturës dhe mungesës së ambjenteve nëpër fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›