Shpërthim në veri të Mitrovicës
Tre persona janë plagosur mbrëmë në një shpërthim që ka ndodhur pas mesnatës, në qendër të Leposaviqit në Kosovën Veriore të banuar kryesisht me serbë. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se një granatë dore është hedhur nga një makinë në lëvizje. Nuk është njoftuar për të arrestuar, ndërsa policia thotë se po vazhdon hetimet. Incidenti në Leposaviq ndodhi në kohën kur në Kosovë po qëndronte Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili mori pjesë në liturgjinë për Pashkët Ortodokse, që u mbajt mbrëmë në Manastirin e Deçanit në Kosovën Perëndimore.