E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK me uniforma të vendeve të NATO-s

FSK-ja do të bartë uniforma që ngjasojnë me ato të NATO-s. Kjo Forcë ka uniforma ngjyrë të gjelbër, përfshirë beretën e zezë, dhe si emblemë përdor flamurin e Kosovës. Kështu deklaroi ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, duke prezantuar uniformat dhe gradat e FSK-së.Përzgjedhja e komandantit, stafit komandues dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet pas festave të fundvitit, ka deklaruar ministri i FSK-së, Fehmi Mujota.Këto komente, Mujota i bëri gjatë prezantimit të uniformave të pjesëtarëve të FSK-së. Kjo uniformë ka ngjyrë të gjelbër, përfshirë edhe beretën e zezë, kurse si emblemë përdor flamurin e Kosovës dhe ngjason shumë me uniformat e NATO-s.Po sot, ministri Mujota ka prezantuar edhe 9 gradat për oficerët e FSK-së dhe 6 të tjera për nënoficerë. Gradat e oficerëve fillojnë nga nëntogeri deri te gjenerallejtënant, ndërkaq për nënoficerët gradat fillojnë nga ushtari deri te flamurtari.Pas përgatitjeve teknike, Mujota tha se pason edhe përzgjedhja e stafit komandues të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve që do të përfshihen në këtë Forcë, diku pas festave të fundvitit, gjegjësisht në pjesën e parë të vitit tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›