E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apaturai: NATO mbështet EULEX-in

Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturai ka deklaruar se aleanca e atlantikut të veriut i ka dhënë mbështetje të plotë shtrirjes së EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe ka kërkuar nga të gjithë që të bashkëpunojnë me këtë mision. Apaturai ka konfirmuar se edhe për njëfarë kohe, nuk do të ketë zvogëlim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Sipas BBC-së, gjatë një takimi që kishte në Bruksel me gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës, Apaturai e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në Kosovë. Ai ka theksuar se kjo qetësi do të ruhet. Gjithashtu, NATO-ja, sipas Apaturait, ka konfirmuar se në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë trajnimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq përsa i përket sigurisë dhe numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, Xhejms Apaturai, është shprehur se aktualisht në Kosovë janë rreth 16 mijë paqeruajtës të NATO-s, që përbëjnë misionin e dytë më të madh të Aleancës, pas atij në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›