E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimet në gurore, dëmtohen banesat në Krujë

KRUJË- Dëtmimi i banesave në fshatin Borizanë të Krujës është kthyer në shqetësim serioz për banorët. Këta të fundit pretendojnë se shkak i dëmtimeve janë shpërthimi në gurore, që sipas tyre shpesh krijon edhe situata paniku.

Banorët ankohen se ndihen të frikësuar jo vetëm nga shtëpitë që kanë rrezik shembjeje, por edhe nga zhurma e shpërthimeve.

“Na janë prishur shtëpitë, dyqanet, muret janë të cara, na mbyti pluhri”, shprehet një banore.

“Shtëpitë janë bërë të pabanueshme, jetojmë me strese nga guroret”, shprehet një tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë ngrenë këtë shqetësim. Muaj më parë, ata kërkuan marrjen e masave ndaj këtyre aktiviteteve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›