E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi i varrimit të Presidentit të vrarë ndan polakët

Grindja

Në lidhje me varrosjen e Presidentit të vrarë të Polonisë ka nisur një debat mes atyre që mendojnë që ai duhet të varroset në katedralen e Krakovit, një vend i rezervuar vetëm për mbretërit dhe heronjtë kombëtarë dhe atyre që nuk mendojnë kështu. Qindra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër një plani të tillë dhe ndërkohë ka pasur edhe fushata në internet për mbështetjen e të dyja palëve. Sipas një figure të shquar të artit polak, vendimet që merren me nxitim nuk janë të mira. Presidenti i vrarë ishte një politikan i zakonshëm dhe nuk është e arsyeshme që ai të prehet në varrezat ku prehen heronjtë dhe monarkët e vendit. Nëse do të vendoset që Presidenti dhe e shoqja e tij të varrosen në Katedrale, atëherë, sipas regjisorit të famshëm polak në vend, mund të nisin protestat dhe shoqëria polake do të ndahet në dysh si në vitin 1989. Të shumtë janë analistët që e konsiderojnë Presidentin e ndjerë një figurë shumë përçarëse në skenën politike të vendit, ndërsa të shumtë janë njerëzit që kanë kërkuar që ai të mos varroset në Katedrale.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›