Shperthimi ne Pogradec tre ne pranga. Policia Sulmi jo per motive politike

Policia e Pogradecit dhe ekspertët e drejtorisë së Policisë në Korçë kanë arrestuar 3 autorët e shpërthimit të dinamitit në banesën e Vasfi Syzos në qytetin e Pogradecit mëngjesin e së djelës. Sipas policisë shkak i kësaj ngjarjeje ka qënë konflikti i ndodhur në vitin 2010 midis djalit të familjes Syzo, Brijan dhe 20 vjecarit Dorjan Hoxha nga fshati Buçimas i Pogradecit i cili për vendosjen e lëndës plasëse ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë.
”Si rezultat i operacionit është bërë i mundur arrestimi i tre shtetasve, Dorian Hoxha, 20- vjeç, Enrik Xhambazi, 20- vjeç dhe shtetasi Altin Jashallari, 28-vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore proceduriale rezultoi se motivi i kësaj ngjarjeje është konflikti i ndodhur në vitin 2010 midis shtetasit Dorian Hoxha dhe shtetasit Brian Vasfi Syzo, i dëmtuari në këtë rast” tha Eftiola Kacorri, zëdhënëse e policisë së Pogradecit.
Si pasojë e shpërthimit në banesën e familjes Syzo u shkaktuan dëme të mëdha materiale por fatmirësisht jo në njerëz pasi familjarët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit. Fillimisht u hodhën dyshme për lidhjen e ngjarjes me pozitat shoqërore të bashkëshortëve zyso gjë që u hodh poshtë pas arrestimit të të tre të rinjve.
Jorgjeta Gjanci