E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku, Zajmi: PS të mos godasë interesat e shqiptarëve

Ajo u shpreh se "ky Raport, ashtu sikurse edhe vlerësimet që vendet e tjera kanë bërë për arritjet e qeverisë shqiptare në këtë fushë, konfirmon angazhimin e qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe vë në dukje rezultatet e arritura gjatë vitit 2009 në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore".

Zajmi tha gjithashtu se Raporti vlerëson edhe masat e marra nga qeveria për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, në përputhje me kërkesat e mekanizmit kombëtar të referimit.

Në të njëjtën kohe, Zajmi shprehu keqardhjen për interpretimin abuziv të këtij raporti nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e konsideruar atë një vazhdim të agresionit të z. Rama për të penguar liberalizimin e vizave. Zajmi i kërkoi liderit të PS të heqë dorë nga agresioni kundër interesave jetike të shqiptarëve, siç është edhe liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›