E Diel, 1 Nëntor 2026

Demontimi i armëve, do të ngrihen 4 fabrika të reja

Komisioni i Sigurisë i ka dhënë “OK” ngritjes së 4 fabrikave të reja të demontimit të armëve në Mat, Tepelene, Berat dhe Elbasan. Po ashtu 2 poligone t ë tjera për asgjësimin e barutit të nxjerrë prej këtyre municioneve do të ngrihen në Elbasan dhe Gramsh.

Përvoja e 2008-s në Gërdec ka ngjallur skepticizmin jo vetëm mes deputetëve majtë, por dhe të djathtëve.

Por ekpertët e ministrisë së Mbrojtjes kanë dhënë garanci se poligonet e demontimit do të jenë të vendosura në zona malore, në distanca sigurie dhe pa rrezik për komunitetin.

Sipas ekspertëve të ministrisë së Mbrojtjes, deri në 2013 duhet asgjësuar i tërë municioni i vjetër në Shqipëri, për këtë arsye të katër poligonët e rij duhet të punojnë me kapacitet të plotë. Zonat e shkatërrimit do të kenë një rreze minimale largësie prej 1000 m nga objektet publike, hekurudhat dhe rrugët.

Ndërsa distanca e sigurisë për asgjësimin e barutit do të jetë 100 m për cdo 500 kg .

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›