E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Vlorë, ende asgjë për aurorët

Policia e Vlorës ende nuk ka zbuluar autorët e shpërthimit të mbrëmshëm, ku mbeti i plagosur rëndë anëtari socialist i këshillit bashkiak Morand Hoxha. Makina e tij shpërtheu rreth orës 22.00 në lagjen Isa Boletini pranë shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali", ose siç quhet ndryshe "Kali i Trojës".
policia tha se një sasi e konsideruehsme tritoli e tipit c4 ka copëtuar automjetin e tipit benc mercedes 240, ndërsa besohet se shpërthimi ëshët kryer me telekomandë.
Mësohet se në momentin e shpëthimit Hoxha ka qenë vetëm duke dalë nga makina. Ai është shoqëruar menjëherë në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën por po mbahet në repartin e kirurgjisë pasi plagët e marra në kokë dhe të dy gjymtyrët kërkojnë një përkujdesje edhe për 24 orët e ardhshme.
Nuk bëhen të qarta pistat e hetimit, por asnjëra prej tyre nuk është e përjashtuar. Familjarët thanë se Hoxha nuk ka asnjë konflikt. Nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e apartamenteve pereth por pa rrezikuar nerez te jere.
Në 15 prill të vitit 2009 anëtari i këshillit bashkiak Morand Hoxha është arrestuar për armë mbajtje pa leje, por më tej është liruar me masë sigurie detyrim paraqitje.
Ai është antëar i këshillit bashkiak të Vlorës, nën silgën e PS-së, ndërsa në vitin 2007 ka hyrë në këshill si pjesë e LSI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›