E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pritet të thërrasë tryezën e dialogut

Fillimi i kësaj javë pritet ti japë një tjetër dinamikë krizës politike në vend pas tryezës që do të thërrasë presidenti i vendit Bamir Topi. Burime të televizionit ora neës flasin se që ditën e hënë presidenti do të thërrasë më vetë të dy lidertet politikë në vend, si kryeministrin Sali Berisha por edhe kreun e selisë rozë Edi Rama. Nuk dihet ende nëse kreu i shtetit do të mund ti bindë të dy liderët për të arritur një marrëveshje përpara se të ulen në tryezë duke lëshuar pe nga kushtet e tyre. Ditët e fundit kreu i PS-së Edi Rama ka përsëritur qartë se nuk heq dorë nga hapja e kutive, ndër kryeministri Berisha deklaroi prerë se, "kutitë nuk happen duke shmangur një rrugë të mesme për zgjidhjen e situatës. Nga ana tjetër faktori ndërkombëtar ka kërkuar që situate politike të zgjidhet sa më shpejt me ndërhyrjen e presidentit. Gjatë kësaj jave ka qenë kreu i Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan dhe amabsadori i Spanjës, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së që kanë takuar kryeminsitrin Berisha ndërsa ambasadori amerikan në vendin tonë John Withers ka takuar ramën. Në datën 22 shkurt ka lajmëruar vizitën e tij në Shqipëri një delegacion i nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës. Ndaj, ideja e kreut të shtetit shqiptar është që dialogu të jetë vendosur mes palëve para kësaj date.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›